Tubimi u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, mori pjesë në protestë.
Zoti Gucati deklaroi se protesta u organizua për t'iu kundërshtuar padrejtësive ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, duke brohoritur për lirinë e tyre dhe lavdinë e dëshmorëve. Pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa brohoritnin vazhdimisht “UÇK”.
Kjo protestë vjen para shpalljes së aktgjykimit në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara e kanë caktuar datën 16 shtator, ora 10:00, për këtë shpallje. Shpallja e aktgjykimit është shtyrë për shkak të volumit të madh të provave të administruara. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e kishte mbështetur këtë organizim, duke bërë thirrje për pjesëmarrje. Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Hagë.