Protesta u mbajt për shkak të nisjes së punimeve për tre prita malore, të cilat devijojnë rrjedhën e lumit. Banorët shprehen se projekti i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) filloi pa asnjë konsultim paraprak dhe pa vendosur tabela informuese.
Ekskavatorët kanë gërryer më shumë se 1 kilometër të shtratit të lumit të Mërturit gjatë tre javëve të fundit. Ambjentalistët paralajmërojnë se ndërtimi i këtyre digave rrezikon dëmtimin e pakthyeshëm të mjedisit.
Krahina e Nikaj-Mërturit ka statusin e Parkut Natyror Rajonal që nga viti 2014. Pas protestës, ekskavatorët u larguan nga zona. Banorët deklaruan se do të vazhdojnë protestat derisa projekti të anulohet.