Një marshim masiv i qytetarëve ka nisur sot në Tiranë, me drejtim Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë. Turma po shtohet vazhdimisht, teksa dëgjohen thirrje për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Kjo është protesta e tridhjetë e gjashtë radhazi në kryeqytet. Protestuesit theksojnë se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme.