Protesta e cila nisi në orët e pasdites, mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish, duke përfshirë edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora. Sheshi kryesor u ndriçua nga blicet e celularëve të qytetarëve gjatë tubimit.

Thirrjet kryesore të protestuesve ishin “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama dorëhiqu”. Pjesëmarrësit theksuan se protesta ishte paqësore dhe kishte si qëllim të vetëm largimin e kryeministrit aktual nga posti.

Kjo është një nga protestat më të mëdha të organizuara kohët e fundit në kryeqytet, me një pjesëmarrje rekord edhe nga komuniteti shqiptar jashtë vendit.