Protesta e 36-të e organizuar në Tiranë ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në Sheshin Skënderbej. Kjo protestë ka si qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë.
Organizatorët kanë deklaruar se kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë grumbullimit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane si: “Edi Rama, nisu vrap, të ka ardhur radha për SPAK” dhe “Rama në burg, Belinda në burg”.