Një grup qytetarësh ka nisur marshimin nga Kryeministria nëpër rrugët e Tiranës. Protesta fillimisht nisi si reagim ndaj projektit në Zvërnec, por është zgjeruar në një lëvizje më të gjerë kundër klasës politike.

Protestuesit brohorasin slogane si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Atdheu nuk është në shitje”. Kërkesa kryesore e tyre është largimi i kryeministrit aktual dhe ndryshimi i sistemit politik në vend.