Protestuesit filluan organizimin në Sheshin Skënderbej përpara orarit zyrtar të njoftuar në orën 19:00. Kjo shënon herën e dytë që diaspora merr pjesë në një tubim të tillë në kryeqytet.

Kolona e protestuesve nga diaspora mbërriti në Tiranë dhe vijoi marshimin nëpër rrugët e qytetit. Kërkesa kryesore e artikuluar njëzëri nga të pranishmit është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.