Protesta masive do të nisë në orën 19:00. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit.
Grumbullimi fillestar i protestuesve do të ndodhë në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi do të drejtohet drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të kulmojë revolta qytetare.
Organizatorët kanë theksuar se sheshet nuk do të braktisen derisa të përmbushet kërkesa për largimin e kryeministrit. Ata i kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht, me mesazhin “Ju erdhi fundi”.