Një numër i madh qytetarësh, përfshirë shqiptarë nga diaspora, u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë. Marshimi i tyre nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe vazhdoi drejt godinës së Kryeministrisë. Kjo shënon protestën e 35-të kombëtare kundër qeverisë aktuale.
Protestuesit brohoritën thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion” dhe “Lironi çunat”. Kërkesat kryesore përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e personave të arrestuar gjatë përplasjeve të mëparshme me policinë, si dhe ndryshime në sistemin politik. Pjesëmarrja e diasporës shqiptare në k këtë tubim shënon herën e dytë që shqiptarë nga vende të ndryshme i bashkohen protestave në kryeqytet.