Një qytetare, pjesë e një proteste kundër kryeministrit Edi Rama, kritikoi ashpër qeverisjen. Ajo theksoi se qytetarëve nuk u është ofruar një jetë dinjitoze dhe me të drejta të merituara, ndërsa politikanët gëzojnë luks.
Protestuesja përmendi vështirësitë në transport, arsim dhe infrastrukturë, si dhe cilësinë e shërbimeve spitalore. Ajo shprehu shqetësimin për çmimet e larta të pasurive të paluajtshme, duke theksuar pamundësinë për të blerë një shtëpi në qendrat urbane.
Më tej, qytetarja e quajti “ulëritëse dhe përçmuese” ndaj qytetarëve shqiptarë shpenzimin e 4 milionë eurove nga qeveria për koncertin e Kanye West. Ajo sugjeroi se kjo shumë mund të ishte përdorur për nevoja të tjera në Shqipëri. Gjithashtu, ajo ngriti shqetësimin për dhurimin e biletave falas për nxënësit me qëllim mbushjen e koncertit, duke e cilësuar këtë si skandaloze. Protestuesja shtoi se çmimi i biletave për teatër ishte trefishuar.