Aktivisti Arbër Lleshi reagoi ashpër gjatë protestës së 38-të lidhur me akordimin e 4 milionë eurove për organizimin e koncertit të Kanye West. Fondi u mor nga fondi rezervë i shtetit.

Lleshi theksoi se këngëtarit Kanye West i janë ndaluar koncerte në Evropë për shkak të bindjeve të tij fashiste. Ai përmendi një nga këngët e West me titullin “Rroftë Hitleri”.

Protestuesi kritikoi ashpër përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, njerëzit vdesin në spitale për mungesë pajisjesh dhe ilaçesh.