Protestuesja deklaroi se qeveria zhbllokoi fondin e emergjencës për organizimin e koncertit, ndërkohë që sipas saj, nuk ka ndërhyrë financiarisht në raste të tërmeteve dhe përmbytjeve. Ajo theksoi se çdo shqiptar do të kontribuojë me 2 euro nga taksat e tij për këtë koncert, pavarësisht nëse do të marrë pjesë apo jo.

Sipas saj, fondet publike duhet të përdoreshin për pensionistët, pacientët në spitale dhe kategori të tjera në nevojë. Protestuesja kritikoi prioritetet e qeverisë, duke argumentuar se kostoja e koncertit ishte e papërshtatshme përballë nevojave sociale.