Protesta masive, e 35-ta me radhë, organizohet në orën 19:00. Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Kjo protestë karakterizohet si mbarëkombëtare, me pritshmërinë e mbërritjes së diasporës në Tiranë për të mbështetur revoltën që ka hyrë në ditën e saj të 35-të.

Autokolona me pjesëmarrës nga diaspora janë nisur që një ditë më parë. Policia njoftoi se çdo shtetas shqiptar që hyn në territor gjatë këtyre ditëve do t'i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo masë policore u interpretua si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e diasporës në protestën e kryeqytetit.