Mijëra qytetarë u mblodhën dje në Trugë, duke shënuar protestën e tyre të 34-të. Pas tubimit fillestar, protestuesit marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt Prokurorisë së Tiranës, ku qëndruan për pak minuta. Më pas, ata vazhduan drejt Komisariatit Nr. 3, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar gjatë protestave të mëparshme.

Marshimi vijoi në Rrugën e Durrësit, kaloi pranë Bankës së Shqipërisë, dhe më pas u rikthye në Bulevard, përpara Kryeministrisë. Gjatë gjithë rrugëtimit, protestuesit thërrisnin “Rama jepe dorëheqjen”. Kjo protestë, e cila zgjati për disa orë, përfundoi para ndërtesës qeveritare.

Organizatorët kanë paralajmëruar një protestë mbarëkombëtare për të shtunën, në orën 19:00, ku pritet të marrë pjesë edhe diaspora.