Zoti Xhemalaj u bëri thirrje qytetarëve t'u bashkohen tubimeve, duke theksuar vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Sipas tij, protestat do të jenë të qeta dhe pa ndërprerje, duke përfshirë edhe muajin gusht, me qëllim që të çlirohet energjia e të rinjve dhe të marrin fatet e vendit në dorë.
Aktivisti theksoi se situate aktuale në vend, si mungesa e ujit, rrugët e amortizuara, pensionet e ulëta dhe shërbimet spitalore joefikase, pengon integrimin europian të Shqipërisë. Ai përmendi gjithashtu kushtin për deputeten Marjana Koçeku, e cila ka shprehur dëshirën për t'u bashkuar protestave. Zoti Xhemalaj sqaroi se çdo individ është i mirëpritur në protestë si qytetar i thjeshtë. Megjithatë, deputetja Koçeku mund të flasë në foltoren e protestës vetëm pasi të ketë lënë mandatin e saj parlamentar, pasi protesta është apartiake.