Protestat masive në Tiranë kanë vijuar për 38 ditë, me mijëra qytetarë që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Media belge “Nieuwsblad” raportoi për këto demonstrata të përditshme që nga fundi i majit.
Protesta e 35-të, mbajtur të shtunën e kaluar, shënoi kulmin me dhjetëra mijëra demonstrues në rrugë, shumë prej të cilëve mbanin imazhe flamingosh rozë. Fillimisht, revolta nisi si reagim ndaj një projekti ndërtimi të planifikuar në Zvërnec, një rezervat natyror i rëndësishëm për flamingot, duke marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.
Megjithatë, kërkesat e protestuesve janë përqendruar tashmë te dorëheqja e kryeministrit. Akuzat për korrupsion, përqendrim pushteti dhe mashtrim zgjedhor janë shtuar ndër vite gjatë qeverisjes së Ramës. Gjithashtu, po zhvillohet një hetim anti-korrupsion mbi ndryshimet legjislative të vitit 2024, të cilat lehtësojnë zhvillimin e aktiviteteve turistike në rezervatin natyror.