Vite më parë, kur ishte në opozitë, Edi Rama deklaronte se populli e ka kontratën me ata që qeverisin. Ai theksonte se qytetarët reagojnë kur kjo kontratë cenohet.
Sipas deklaratave të tij të mëparshme, qeveritarët duhet të japin përgjigje për çdo pikë të shkelur të kontratës. Rama kishte pohuar se populli duhet ta flakë qeverinë kur ajo e gris kontratën me të.