Protestuesit shprehën revoltën e tyre ndaj të gjithë klasës politike tranzitore. Përpara godinës së Ministrisë së Jashtme, qytetarët unifikuan zërat e tyre me thirrje ndaj pozitës dhe opozitës tradicionale.

Thirrjet "Rama në burg, Berisha në burg!" jehuan për minuta të tëra në zonë. Turma vazhdon të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit me mesazhin: "Rama jepe dorëheqjen, ju erdhi fundi!".