Gjykata e Tiranës po shqyrton kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 shtetasve. Këta persona u arrestuan gjatë përplasjeve në protestën e mbajtur para Parlamentit dy ditë më parë.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy nga të arrestuarit. Ata dyshohen se kanë dëmtuar një automjet policie gjatë protestës. Për një person të tretë, kërkesa për arrest me burg është tërhequr, duke pasur parasysh kujdesin për fëmijën e mitur.

Për 18 personat e tjerë të ndaluar, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Seanca gjyqësore zgjati rreth pesë orë. Vendimi përfundimtar mbi masat e sigurisë pritet të shpallet së shpejti nga Gjykata e Tiranës.