Protesta e zhvilluar të enjten përballë Kuvendit, e karakterizuar nga tensione dhe përplasje, ka lënë pas 19 persona të lënduar. Mes tyre, 15 janë efektivë policie dhe 4 janë protestues.
Nga të dhënat spitalore, në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës u paraqitën 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Katër prej punonjësve të policisë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, ndërsa të tjerët, si dhe dy protestuesit, janë larguar pas marrjes së ndihmës së nevojshme.
Një efektiv policie dhe dy protestues të tjerë morën ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të tre këta persona janë larguar nga spitali pas trajtimit.
Në total, 4 efektivë policie vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet pritet të publikojnë një bilanc përfundimtar të incidenteve të regjistruara gjatë protestës.