Një protestë e zhvilluar paraditen e sotme para Kuvendit ka rezultuar me 19 persona të arrestuar. Të arrestuarit akuzohen për përfshirje në incidentet dhe tensionet e ndodhura gjatë kësaj proteste.

Sipas informacioneve, 11 persona mbahen në Komisariatin nr. 3. Gjithashtu, 4 persona ndodhen në Komisariatin nr. 1 dhe 4 të tjerë në Komisariatin nr. 4, duke e çuar numrin total në 19. Policia e Shtetit pritet të lëshojë një njoftim zyrtar lidhur me akuzat specifike dhe masat procedurale ndaj tyre.