Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë u shoqërua me mesazhe për ruajtjen e qetësisë. Një protestues, nga podiumi para Kryeministrisë, theksoi se protesta paqësore shqetëson udhëheqësit politikë dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos bien në grackën e dhunës.
Ai deklaroi se ata që janë mësuar të përçajnë dhe të mbjellin frikë, bëjnë provokime kur nuk ia dalin dot. Liria fitohet me qëndresë, jo me dhunë. Përshkallëzimi i situatës, sipas tij, i shërben vetëm klasës së vjetër politike, e cila dëshiron kaos për të fshehur veprimet e saj.
Protestuesi kujtoi ngjarjet e vitit 1997, ku shteti u rrëzua, pati viktima dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. Ai theksoi se në 1997 lufta ishte për pushtet, ndërsa sot, ata që janë në pushtet luftojnë për mbijetesë dhe janë të gatshëm të krijojnë destabilitet për të mos u larguar.