Demonstruesit denoncojnë korrupsionin dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Artkulli i ORF-së thekson zemërimin për dhunën policore të ushtruar ndaj protestuesve.

Më herët, të enjten, shumë protestues u mblodhën para Kuvendit, duke tentuar të pengonin hyrjen e deputetëve. Policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë. Protestuesit hodhën vezë, gurë dhe sende të tjera, ndërsa u përpoqën të thyejnë kordonët policorë.

Sipas njoftimit të policisë, 15 efektivë u plagosën dhe 25 protestues u arrestuan gjatë përplasjeve. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (AHK) shprehu shqetësim për përshkallëzimin e situatës. AHK-ja theksoi se aktet e dhunshme individuale nuk justifikojnë përdorimin joproporcional të forcës nga policia. Organizata për të drejtat e njeriut deklaroi se policia përdori gaz lotsjellës pa paralajmërim dhe goditi persona të shtrirë në tokë.