Rrugët e kryeqytetit shqiptar u mbushën nga mijëra qytetarë në ditën e 35-të të protestave të vazhdueshme. Kjo lëvizje nisi kundër projektit për një mega-resort luksoz në jug të Shqipërisë, sipas raportimeve të Sky News TG24. Më pas, protestat u shndërruan në demonstrata kundër të gjithë klasës politike të vendit.

Protestuesit u mblodhën veçanërisht në bulevardin përpara ndërtesës së qeverisë. Media italiane thekson se tubimet përkonin me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama, për të cilin po kërkohet dorëheqja. Për kryeministrin ishte rezervuar një tortë e madhe “betoni”, e cila simbolizonte projektet e ndërtimit. Kjo tortë u shoqërua me urime ironike si “100 vite burg”, si dhe me një arkivol që simbolizonte fundin e tij politik, raportoi Sky News TG24.