Marshimi nisi pas gati dy orësh para Kryeministrisë. Protestuesit brohorisnin thirrje kundër qeverisë dhe kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata mbanin flamuj shqiptarë gjatë gjithë rrugëtimit në kryeqytet.

Vërehet një numër më i vogël i qytetarëve të pranishëm, në krahasim me ditët e mëparshme të protestës. Kjo ishte dita e 36-të radhazi e tubimeve.