Një protestë mbarëkombëtare u zhvillua sot në Tiranë, ku morën pjesë qytetarë dhe shqiptarë të Diasporës. Protestuesit nisën marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej, duke u drejtuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Thirrja kryesore e tyre ishte “Rama jep dorëheqjen”.

Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet një tubimi të tillë në kryeqytet, duke shprehur kështu kundërshtimin ndaj qeverisjes aktuale. Kolona e protestuesve nga Diaspora, pas mbërritjes në Tiranë, iu bashkua marshimit nëpër rrugët kryesore të qytetit.