Grumbullimi i protestuesve ka nisur rreth orës 19:00. Pjesëmarrësit shprehin kërkesat e tyre përpara se të nisin marshimin. Më pas, ata pritet të lëvizin drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestat e përditshme kanë filluar para më shumë se një muaji, me qytetarët që kërkojnë ndryshime politike dhe largimin e qeverisë aktuale.