Protestat qytetare në Shqipëri, që kanë hyrë në ditën e 38-të, kanë tërhequr vëmendjen e medias franceze “Paris Match”. Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Rama ka akuzuar forca dhe agjentura të huaja për organizimin e këtyre revoltës. Ai ka theksuar se projekti ende nuk është miratuar dhe se ekspertë ndërkombëtarë janë përfshirë për të krijuar diçka unike.

Protestat fillimisht kundërshtonin një projekt në Zvërnec, por më pas u zgjeruan kundër qeverisë. Një tjetër pikë nevralgjike është laguna e mbrojtur e Vjosë-Nartës, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Tiranës. Një projekt ndërtimi atje ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarë dhe aktivistë mjedisorë. Emiljona Puja, një punonjëse financiare, u shpreh se shkatërrimi i kësaj zone detare do të ishte fatal për biodiversitetin. Protestuesit atje mbajtën simbole me flamingo rozë, duke brohoritur “Anulojeni projektin!”.

E diela pa gjithashtu një protestë në Paris, ku qindra francezë me origjinë shqiptare u mblodhën në Place Joachim-du-Bellay. Ata mbështetën zhvillimet në Tiranë, duke shprehur se udhëheqësit shqiptarë po akuzohen se nuk respektojnë vullnetin e popullit.