Aktivisti Olgert Rakipllari shpjegoi zgjedhjen e datës 4 korrik për protestën kombëtare. Sipas tij, kjo datë, e cila përkon me ditëlindjen e kryeministrit, simbolizon fundin e diçkaje dhe nisjen e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rakipllari deklaroi se protestuesit mbështesin fuqishëm vlerat proamerikane dhe proeuropiane. Ai shtoi se qëllimi i protestës është kundërshtimi i veprimeve që dëmtojnë Shqipërinë, pavarësisht mbështetjes për aleatët ndërkombëtarë.

Aktivisti ftoi ndërkombëtarët të ofrojnë mbështetje për kauzën e tyre, duke theksuar se tashmë kanë mbështetës edhe në Evropë, të cilët po lobojnë aktivisht. Ai përmendi gjithashtu intensifikimin e hetimeve nga SPAK-u si një shenjë pozitive që protestuesit e kanë pritur.