Protesta, e 34-ta masive, u përqendrua para Kryeministrisë. Thirrjet kryesore ishin për largimin e Kryeministrit dhe lirimin e protestuesve të arrestuar një ditë më parë.
Sloganet e dëgjuara nga turma përfshinin: "Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni jo biznes privat", "Shqipëria kërkon revolucion", "Shqipëria nuk shitet", "Rama jepe dorëheqjen" dhe "Lironi çunat". Protestuesit theksuan kërkesën e tyre për dorëheqjen e panegociueshme të Ramës nga detyra.