Qytetarët dhe diaspora shqiptare protestojnë sot në Tiranë, në atë që shënon marshimin e 35-të të tyre. Grumbullimi fillon në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, duke vijuar më pas drejt Kryeministrisë. Organizatorët kanë thirrur për pjesëmarrje masive.

Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama. Autokolona me pjesëmarrës të diasporës janë nisur që dje, ndërsa policia ka njoftuar kontrolle të imtësishme për çdo shtetas shqiptar që hyn në territor këto ditë.

Kjo masë është interpretuar si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen e diasporës në protestë. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në përmbushjen e kërkesës kryesore.