Qytetarë të mbledhur para Kryeministrisë shprehën revoltën e tyre përmes pankartave dhe thirrjeve. Mesazhet e shkruara në pankarta përmbanin ironi dhe kritika ndaj situatës aktuale në vend. Kjo ishte protesta e 37-të e mbajtur nga kjo lëvizje.
Në një akt simbolik, protestuesit vendosën një varëse rrobash, ku kishin varur fleta me problematika, pakënaqësi dhe padrejtësi me të cilat përballen qytetarët. Kjo metodë u përdor për të theksuar çështjet kryesore që sipas tyre, qeveria nuk po i zgjidh.
Gjatë tubimit, u dëgjuan thirrje si “Arrestoni Ballukun!”. Protestuesit theksuan se do të vazhdojnë me veprimet e tyre deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke treguar vendosmëri për kauzën e tyre.