Protesta e 38-të kundër kryeministrit Rama mblodhi sot qytetarë në Tiranë, mes të cilëve edhe një shqiptar i kthyer posaçërisht nga Italia.

Qytetari theksoi se kjo protestë është model për civilizmin dhe mungesën e dhunës, duke u shndërruar në shembull edhe për vendet perëndimore.

Ai adresoi një ndjesë publike fëmijëve të tij dhe brezit të ri, pasi, siç u shpreh, nuk arritën të ndalonin ata që "vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë", duke shkaktuar largimin e tyre nga Shqipëria.