Qytetarët dhe emigrantë nga vende të ndryshme i janë bashkuar protestës së përditshme. Një protestuese theksoi se çmimet janë rritur ndjeshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrim ndaj pensionistëve me favore të vogla ndërkohë që kostoja e jetesës rritet.
Sipas saj, kjo është protesta më paqësore që nga vitet '90 dhe po tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Protestuesja nga Gjermania deklaroi se do të vazhdojnë tubimet derisa kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit të plotësohen.