Qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë, pas fjalimeve, nisën një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Pjesëmarrësit bllokuan akset kryesore duke shprehur kërkesat e tyre për rrëzimin e kabinetit qeveritar. Gjatë marshimit, bulevardi dhe rrugët e Tiranës jehuan nga thirrjet "Rama, jep dorëheqjen!" dhe "Ju erdhi fundi!".

Protestuesit mbanin pankarta dhe shprehnin mesazhe politike. Qëndresa qytetare, e nisur prej më shumë se një muaji, nuk tregon shenja ndalimi. Protestuesit theksuan se marshimet do të vijojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë.