Qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora janë mbledhur sot për ditën e 38-të të protestës kundër qeverisë. Marshimi nisi nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë.

Kjo lëvizje qytetare kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe një ndryshim të përgjithshëm të sistemit politik në vend. Protesta nisi fillimisht si reagim ndaj një projekti në Zvërnec, por është zgjeruar duke adresuar kërkesa më të gjera politike.