Marshimi i protestuesve drejt Komisariatit Nr. 3 vjen pas përfundimit të tubimit të tyre të radhës para selisë së Kryeministrisë. Organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve të zhvillojnë marshimin në mënyrë paqësore, duke theksuar kërkesën për lirimin e të arrestuarve.

Mesazhi i tyre para nisjes së marshimit ishte i qartë: “Do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”. Ky veprim synon të ushtrojë presion për lirimin e personave që, sipas tyre, janë ndaluar gjatë zhvillimit të protestës së sotme.