Organizatorët e protestës theksuan se diaspora do të kishte prioritet për të folur në këtë tubim. Bora Mitrovica rrëfeu përvojën e saj, duke kujtuar se emrin ia kishte vënë Sali Berisha.

Ajo tha se Berisha, i cili kishte qenë kumbari i saj, “notonte në paratë e Shqipërisë” ndërsa ajo u detyrua të emigronte. Mitrovica tregoi vuajtjet e shqiptarëve dhe vështirësinë e jetës jashtë vendit. Ajo përmendi se kishte qarë nënën e saj në Kanada dhe nuk kishte mundur ta shihte as trupin e pajetë të saj në Shqipëri. Mitrovica iu drejtua kryeministrit Rama me pyetjen: “O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu?”