Aktivisti, i cili u arrestua dhe më pas u lirua gjatë një proteste të mëparshme, deklaroi se lufta e tyre nuk synon përplasje brenda partive politike si PS dhe PD. Sipas tij, bëhet fjalë për një luftë politike të "gjeneratës Z të së ardhmes" kundër "kupolës politike të së shkuarës".
Ai theksoi se një kryeministër që përdor fjalor fyese ndaj popullit nuk duhet të vijojë të mbajë detyrën. Aktivisti adresoi gjithashtu edhe forcat policore, duke i cilësuar disa prej tyre si "vegla të një kupole të vjetër politike" që shfrytëzojnë policinë për "qëllime të zeza politike". Ai e mbylli fjalimin me mesazhin se protestuesit "nuk do të dorëzohen".