Qytetarë të shumtë u mblodhën sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku nisën fjalimet e para. Luçana Kokaj, një prej protestuesve, theksoi domosdoshmërinë e bashkimit përtej çdo ndasie politike apo personale. Ajo bëri thirrje për vazhdimin e protestës dhe shmangien e thashethemeve, duke kërkuar drejtësi dhe ndëshkim për përgjegjësit e situatës në vend.

Kokaj rikonfirmoi vendosmërinë e protestuesve për të mos u larguar nga sheshi deri në plotësimin e kërkesave. Fjalimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe thirrje nga turma, duke përsëritur kërkesën “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Rama në burg, Berisha në burg!”.