Qytetarët dhe aktivistët u mblodhën pasditen e së hënës në sheshin “Skënderbej”, rreth orës 19:00. Ata shprehën thirrje si “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Më pas, turma marshoi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke ndaluar para godinës së Kryeministrisë. Aty u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm për rreth dy orë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale. Pas fjalimeve, protestuesit do të nisin marshimin e tyre nëpër rrugët e Tiranës.