Protestuesit, mes të cilëve fëmijë e të moshuar, filluan tubimin rreth orës 19:00, pavarësisht temperaturave të larta. Me pankarta dhe flamuj, ata shprehën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Pas fjalimeve, turma nisi marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur thirrje si “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”.
Një ditë më parë, gjatë marshimit të së shtunës, protestuesit ndaluan para Komisariatit nr. 3. Aty, ata kërkuan lirimin e personave të arrestuar pas protestës së të enjtes, e cila u zhvillua pranë zonës së Parlamentit.
Organizatorët deklaruan se protesta e së shtunës shënoi një pjesëmarrje të gjerë. Qytetarë nga i gjithë vendi, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan manifestimit, duke mbështetur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.