Dhjetëra shqiptarë që jetojnë jashtë vendit u bashkuan me tubimin e paralajmëruar në kryeqytet. Sipas organizatorëve, ata u mblodhën fillimisht në Shkodër, përpara se të niseshin drejt Tiranës me automjete të zbukuruara me flamurin kuqezi.

Tubimi nisi në Sheshin Skënderbej, ku qytetarët marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Pjesëmarrësit theksuan se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara nga protestat e mëparshme. Ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe ndryshimin e klasës aktuale politike.

Gjatë protestës u mbajtën fjalime, të cilat u fokusuan te këto kërkesa kryesore. Këtë herë, protestuesit dërguan edhe një mesazh simbolik për ditëlindjen e kryeministrit.