Protestuesit u grumbulluan këtë të hënë pasdite, rreth orës 19:40, fillimisht në sheshin “Skënderbej”. Atje, ata shprehën kërkesat e tyre me thirrje, mes të cilave “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Më pas, turma marshoi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke u pozicionuar para godinës së Kryeministrisë. Edhe atje, protestuesit vazhduan me thirrje dhe pankarta, si pjesë e demonstratës së përditshme.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje qytetare mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën ata e cilësojnë si objektivin primar të kësaj proteste të vazhdueshme.