Grumbullimi i qytetarëve përpara Kryeministrisë është shoqëruar me shfaqjen e pankartave që përcjellin mesazhe politike dhe sociale. Protestuesit shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe korrupsionit.

Ndër mesazhet e theksuara në pankarta ishin: “34 ditë ne flasim për Shqipërinë, Rama poston për miliona,” si dhe “Hej botë, Shqipëria bëri detyrën e saj, tani është radha juaj.” Të tjera pankarta theksonin kërkesa si: “Jo korrupsion, jo frikë, jo heshtje,” dhe “Duam një qeveri të ndershme dhe të pakorruptuar.”

Thirrjet e protestuesve kërkojnë ndryshim politik, luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe rikthimin e standardeve demokratike në vend.