Mijëra qytetarë shqiptarë priten të mblidhen në kryeqytet këtë të shtunë, në kuadër të protestës kombëtare. Kjo është dita e 35-të e tubimeve të njëpasnjëshme kundër qeverisë Rama.

Bashkëkombës nga jashtë vendit mbërritën fillimisht në Shkodër. Ata po organizohen për t'u nisur drejt Tiranës. Vargje makinash, të mbuluara me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, ndodhen në rrugët kombëtare, ndërsa dëgjohen këngë patriotike.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”. Më pas, marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre. Në fund, marshimi do të përfundojë në rrugët e kryeqytetit.

Kërkesa kryesore e protestuesve dhe emigrantëve mbetet dorëheqja pa kushte e kryeministrit Edi Rama.