Qytetarët u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisën marshimin. Organizatorët njoftuan se këtë tubim do ta përforcojnë edhe shqiptarë nga diaspora.

Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa akse kryesore të Tiranës. Ata brohoritën slogane si “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.