Protesta e 39-të kundër kryeministrit Edi Rama po zhvillohet sot. Qytetarët fillimisht u organizuan në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas do të marshojnë drejt ndërtesës së Kryeministrisë.
Kjo protestë vijon serinë e tubimeve që kanë nisur prej më shumë se një muaji, ku shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe përfundimin e modelit aktual politik.
Kërkesat kryesore të protestuesve, të rithekësuara edhe dje, mbeten të panegociueshme. Ato përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të gjithë qeverisë. Gjithashtu, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike tranzitore, reformimin e sistemit politik dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tyre, favorizojnë interesa klienteliste.