Mesazhet e shfaqura në pankarta dhe vizatime të fëmijëve prekën tema të ndryshme sociale, përfshirë arsimin, shëndetësinë, drejtësinë dhe mbrojtjen e pronës. Disa prej tyre ishin: “Një i çmendur një vend e çmend”, “Protestojmë për arsimin e dështuar, drejtësinë e korruptuar, shëndetësinë e degjeneruar dhe të gjitha strukturat e munguara”.
Mesazhe të tjera theksuan mbrojtjen e pronës dhe drejtësinë për pronarët, si “Shteti duhet të mbrojë pronën, jo grabitësit. Rama jep dorëheqjen” dhe “Drejtësi për pronarët, jo miliarda për pushtetarët”. Gjithashtu u shfaq dhe pyetja: “A don ti Gjergj me i fal tokë Osman Beut?”.
Protestuesit deklaruan se do të vazhdojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Atmosfera në bulevard u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për ndryshim politik.