Protestuesit theksuan pakënaqësinë ndaj sistemit arsimor dhe shëndetësor, drejtësisë së korruptuar dhe mbrojtjes së pronës. Mesazhet e shprehura në pankarta dhe vizatime nga fëmijët adresuan tema të ndryshme sociale dhe politike. Disa nga pankartat kishin shprehjet: “Një i çmendur një vend e çmend”, “Protestojmë për arsimin e dështuar, drejtësinë e korruptuar, shëndetësinë e degjeneruar dhe të gjitha strukturat e munguara”.

Ato përfshinin gjithashtu thirrje si “Shteti duhet të mbrojë pronën, jo grabitësit. Rama jep dorëheqjen” dhe “Drejtësi për pronarët, jo miliarda për pushtetarët”. Atmosfera në bulevard u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik. Organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.